
Leipzigu dështon ndaj Wolfsburgut
07 mars 2020
| 18:18
RB Leipzig vijon të humbasë terren në Bundesligë sa i përket titullit kampion.
Skuadra surprizë e këtij edicioni pas barazimit me Leverkusenin, është ndalur sërish edhe ndaj Wolfsburg, por këtë herë me rezultatin 0-0. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann krijoi shumë pak për të merituar më shumë në këtë ndeshje.
Në sfidat e tjera spikat fitorja me poker 4-0 e Leverkusenit përballë Frankfurtit, ku spikati Paulinho me dopietë, ndërkohë që realizuar edhe Havertz dhe Bellarabi.