Leipzigu e sheh Rashicën si pasardhës të Wernerit
16 prill 2020
| 16:22
RB Leipzigu është futur në garë për transferimin e yllit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, shkruan revista gjermane “Kicker”.
Rashica 23-vjeçar pritet të largohet nga Werder Bremeni në fund të stinorit. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Rashicës, Altin Lala.
Leipzigu e sheh Rashicën si pasardhës të Timo Wernerit. Werner është duke u kërkuar nga klube të mëdha, përfshirë edhe Liverpooli.
Për Rashicën po interesohen edhe Liverpooli, Dortmundi, Wolverhamptoni, West Ham Unitedi e Aston Villa. Rashica në 24 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola e asistuar pesë tjerë.