Leipzigu mbyll transferimin e Simons për 50 milionë euro
30 janar 2025
| 12:55
Xavi Simons do të jetë një lojtar i Leipzig, pasi klubi gjerman do të paguajë plot 50 milionë euro në arkat e PSG-së.
Sipas mediave gjermane lojtari i talentuar holandez do të jetë një futbollist i Leipzigut deri në 2027-ën. 21-vjeçari ka luajtur me skuadrën gjermane që prej 2023-it ku u transferua me formulën e huazimit.
Përveç shifrës prej 50 milionë eurosh, mësohet se PSG-ja do të arkëtojë edhe një shifër tjetër, e cila nuk është saktësuar ende pasi do të ketë lidhje me paraqitjet e lojtarit në fushë.