Leipzigu mohon interesimin për Milot Rashicën
18 prill 2020
| 22:06
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, lidhet me një largim të mundshëm nga Werder Bremen. Si destinacion i ardhshëm për kosovarin shihen një numër i madh skuadrash.
Borussia Dortmund dhe Liverpool ishin dy opsionet, por së fundmi është përmendur edhe skuadra e Leipzig.
Megjithatë, drejtori sportiv i Leipzig, Markus Kroesche ka hedhur poshtë gjithçka, duke thënë se ndonjë gazetar mund t’i ketë ngatërruar fjalët.
“Ndonjë gazetar mund të ketë ngatërruar skuadrën tonë me ndonjë klub tjetër. Ne kurrë nuk jemi lidhur me ndonjë transferim të tillë”, ka thënë Kroesche.
Përkundër sezonit të dobët të Werder, Rashica pati një sezon të mirë, duke shënuar shtatë gola dhe katër asistime. Klauzola e tij vlen 38 milionë euro.