
Leipzigu nuk ia lëshon pozitën e tretë Bayernit
02 dhjetor 2018
| 17:36
RasenBallsport Leipzig e mposhti sot Borussia Monchengladbach, me rezultat 2-0. Ishte sulmuesi Timo Werner që shënoi dy golat e fitores në pjesën e parë të ndeshjes.
Me tri pikët e fituara sot skuadra e Leipzigut nuk ia ka lëshuar pozitën e tretë Bayern Munchen, pasi ka grumbulluar 25 pikë, një pikë më shumë se Bayerni që pozicionohet në pozitën e katërt.
Pozitën e parë në Bundesliga e mban skuadra e Borussia Dormtmundit me 33 pikë.
/Epoka e re/