Leipzigu përmbysi PSG-në

04 nëntor 2020 | 23:06

Leipzig përmbys PSG-në e Tuchel. Nënkampionët e Evropës gjetën të parët golin në duelin e Champions League që po luhet në Gjermani.

Angel Di Maria dërgoi topin në rrjetë në minutën e gjashtë, teksa argjentinasi humbi një penallti dhjetë minuta më vonë.

Diçka e tillë u shfrytëzua nga djemtë e Julian Nagelsmann, të cilët rikthyen baraspeshën tre minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Christopher Nkunku ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një goditje të saktë. Leipzig nuk u ndal dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të.

Penallti për vendasit dhe ekzekutimin e mori përsipër Emil Forsberg. Suedezi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Leipzig është afër arritjes së fitores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për Rexhep Selimin dhe të…