Leipzigu shkarkon trajnerin Tedesco
07 shtator 2022
| 15:46
Leipzig ka vendosur që të mbyllë kontratën me trajnerin Domenico Tedesco. Disfata e fundit në Ligën e Kampionëve përballë Shakhtar Donetsk në shtëpi me rezultatin 1-4, ka sjellë dhe fundin e epokës së tij në drejtimin e klubit gjerman e cila zgjati vetëm 272 ditë.
Gjithashtu nga klubi janë larguar edhe dy ndihmës trajnerat Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky. Në sezonin e ri që ka nisur në Bundesligë, në pesë javët e para Leipzig ka grumbulluar vetëm pesë pikë, që kanë sjell dhe vendimin drastik të klubit.