Leipzigu triumfon në Turqi, Krasnodar shkon në Ligën e Evropës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:55 në Champions League, sfida që prodhuan 8 gola. Leipzig arriti një fitore jetike në Turqi përballë Basaksehir. Ekipi gjerman triumfoi 3-4, me golin e fitores që u realizua në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.
Goli i parë erdhi në minutën e 26-të dhe atë e shënoi Leipzig me anë të danezit Poulsen. Miqtë dyfishuan me anë të Mukiele në minutën e 43-të, teksa Irfan Kahveci shkurtoi rezultatin në shtesat e fraksionit të dytë.
Pjesa e dytë nisi me duele të forta. Leipzig gjeti rrugën e rrjetës për herë të tretë në mesin e pjesës së dytë. Spanjolli Olmo realizoi një gol të bukur dhe djemtë e Julian Nagelsmann kujtuan se e arritën fitoren. Gjithsesi, Irfan Kahveci nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit.
Mesfushori turk shënoi dy herë të tjera brenda 13 minutave, duke siguruar një “tris” golash në këtë përballje. Leipzig nuk u demoralizua dhe gjeti golin e fitores me anë të norvegjezit Alexander Sorloth në minutën e dytë shtesë.
Goli i fitores u realizua nga Marcus Berg, sulmuesi danez në minutën e 71-të. Një fitore shumë e rëndësishme për Krasnodar, që siguron vendin e tretë në grupin E, duke siguruar kualifikimin në Europa League.