
“Lej foret burrë”, Mustafa i kërkon Kurtit ta shkarkojë Hysen Durmishin
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur për heqjen dorë nga tiketa ngjitëse nga ministria e Infrastrukturës, konkretisht nga zëvendësministri Hysen Durmishi.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka thënë se Durmishi e ka pranuar se planifikoi të vjedhë përmes kontratës monopolistike.
Madje sipas tij, Kurti menjëherë duhet që t’ia kërkojë dorëheqjen Durmishit apo të njëjtit ta shkarkojë dhe ndaj tij të kërkojë që të nisin hetimet.
Postimi i plotë i Mustafës:
Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje.
Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!
Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet.