Lejimi i dasmave, Ish-ambasadori: Qeveri, a je në vete
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e organizimit të dasmave.
Peci ka thënë se qeveria po shkon në drejtim të kundërt, pasi do të duhej që masat mbrojtëse ndaj koronavirusit të ashpërsoheshin.
“Në dasma me maska. Qeveri e Kosovës, a je në vete se çfarë je duke bë. Në vend se të ashpërsohen masat e mbrojtjes nga COVID-19, ju po shkoni në drejtim kundërt”, ka shkruar ai.
Ish-diplomati ka thënë se shpëtimi i vetëm po duket të jetë kujdesi individal i qytetarëve të Kosovës. Sidoqoftë, ai është shprehur skeptik për këtë gjë.
“Tani si po duket i vetmi shpëtim do të jetë kujdesi individual i çdo qytetari të Kosovës. Por, duke e pa se çfarë vetëdije kemi, kjo vështirë se do të kryej punë. N’dorë të Zotit”, ka përfunduar ai.