“Leka” takon presidentin e Federatës Evropiane për Gjueti dhe Konservim, i dhuron një kristal të Trepçës

19 tetor 2022 | 20:11

Kryetari i Federatës së Gjahtarëve të Kosovës, Nuredin Ibishi “Leka”, gjatë një vizite në Suedi ka takuar Presidentin e Federata Evropiane për Gjueti dhe Konzervim me seli në Bruksel, z. Torbjörn Larsson.

Kështu ka bërë të ditur Ibishi në një postim të tij në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Nuredin Ibishit:

Të nderuar miq,

Në kuadër të vizitës time në Suedi në cilësinë e  Kryetarit të Federatës së Gjahtarëve të Kosovës kam takuar Presidentin e Federata Evropiane per Gjueti dhe Konzervim me seli në Bruksel, z. Torbjörn Larsson.

Në takimin ku prezent ishte edhe zyrtari për marrëdhënie nderkombëtare z.Isak Bunjaku biseduam dhe lobuam me qëllim të pranimit të FGJK-së ne këtë organizatë.

FACE përfaqëson federata kombëtare të gjuetisë nga 35 vende të Evropës dhe është pikë referimi për institucionet evropiane për të gjitha çështjet që lidhen me gjuetinë, menaxhimin e kafshëve të egra, shendetin dhe mirëqenien e tyre dhe menaxhimin e armëve të gjuetisë.

Ajo gjithashtu është përfaqësues i interesave legjitime të gjuetarëve.

Pritja e delegacioneve të FGJK-së nga Presidenti Larsson u bë në rezidencën e tij në vitin 2019 kur u dorëzua aplikacioni për anëtarësim dhe në vitin 2022 kur u bisedua për modalitetet e lobimit për pranim.

Në shenjë falëminderimi Presidentit Larsson iu dorëzua një kristal i Trepçës.

Respekt për kontributin e çmuar të z Larsson!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush…