Lekaj: 2018-a, vit i zhvillimit të infrastrukturës

27 gusht 2018 | 15:57

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë takuar të hënën komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s, admiralin James Foggo dhe komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ministri Lekaj në këtë takim ka thënë se viti 2018 është vit i zhvillimit të infrastrukturës, i cili do t’i ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

Ministri Lekaj ka përsëritur qëndrimin e tij se trashëgimia kulturore në Kosovë do të mbrohet gjithmonë.

Kurse, admirali Foggo i ka ofruar ndihmën e pakursyer ministrit Lekaj për çfarëdo gjëje që ka nevojë dhe e ka falënderuar për sqarimet e detajuara që projekti i rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi, është duke u zhvilluar në të mirë të qytetarëve pa dëmtuar askënd.

Pas takimit është mbajtur një konferencë për medie, ku pos tjerash ministri Lekaj ka pohuar se zhvillimi infrastrukturor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit në zonat malore.

Admirali Foggo duke folur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik, ka thënë se me këtë tempo të zhvillimit dhe me këtë dinamikë të punëve nga të gjithë nga sa ka parë ai, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i largët për Kosovën.

Kurse sa i përket rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi ka thënë se pajtohet me çka tha ministri Lekaj dhe se çdo marrëveshje mes palëve është e mirëseardhur.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorin e ShBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, ka takuar sot…