Lekaj: AAK-ja do të ofrojë platformë të fortë për zgjedhjet e 9 shkurtit

30 gusht 2024 | 12:56

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo parti do të ofrojë platformë të qartë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Lekaj ka thënë në një intervistë për “Epokën e re”, ka treguar se kjo platformë do të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike, krijimin  vendeve të reja të punës dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

“AAK-ja do të ofrojë një platformë të fortë dhe të qartë për zgjedhjet e ardhshme. Ne do të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e infrastrukturës, dhe rritjen e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu, do të angazhohemi për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar dhe të sigurt në vendin e tyre. Oferta jonë do të jetë e bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe në përvojën tonë të gjatë në qeverisje dhe opozitë. Si deputet aktual kam detyrimin ndaj qytetarëve të cilët më kanë zgjedhur dhe do të vazhdoj të punoj për të mirën e vendit. Sa i përket kandidaturës time të ardhshme, ky është një vendim që do të merret në koordinim me strukturat e partisë dhe në bazë të asaj që është më e mira për AAK-në dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Pal Lekaj: Politikat e qeverisë Kurti krijuan mjedis të pasigurt

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Juventusit, Real Madridit dhe Manchester United,…