Lekaj anulon vizitën në Graçanicë në mungesë të simboleve shtetërore
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.
“Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës. I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministri Lekaj ka falënderuar mediet që shprehën gatishmërinë që të përcjellin këtë aktivitet dhe kërkon mirëkuptimin e tyre.
/Epoka e re/