Lekaj: Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti
08 gusht 2018
| 14:58
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka realizuar një vizitë inspektuese në segmentin e fundit të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, me ç’rast ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në urën më të gjatë në rajon.
Lekaj ka thënë se është i kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen.
Ministri ka pohuar se përmbyllja e infrastrukturës rrugore ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e potencialit turistik në vend, si dhe sipas tij krijon lidhje të korridoreve që e rrethojnë Kosovën.
Lekaj ka thënë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë politikën e deritashme kur projektet janë stërzgjatur, duke ripohuar edhe një herë se kjo autostradë do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.
/Epoka e re/