Lekaj: Autostrada e Gjilanit do t’iu shërbejë të gjithëve
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas inaugurimit të punimeve të autostrad Prishtinë- Gjilan- Dheu i Bardhë, ka thënë se autostrada e Gjilanit do t’iu shërbejë të gjithëve. Sipas tij, kjo autostrad do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik dhe lidhjes së njerëzve si atyre të Kosovës po ashtu edhe rajonit.
Postimi i plotë i Lekajt në profilin e vet në “Facebook””
Autosdradat lidhin qytete, shtete e kombe, prandaj janë të nevojshme.
Autostrada e Gjilanit do t’iu shërbej të gjithëve. Zhvillimit ekonomik dhe lidhjes se njerëzve si atyre të Republikës tonë, poashtu edhe rajonit.
Kosova, Prishtina si kryeqendër e sajë, po lidhen me gjithë rajonin përmes autostradës “Ibrahim Rugova” me Shqipërinë, autostradës “Arbën Xhaferi” me Shkupin, autostradës Prishtinë – Pejë me Malin e Zi, autostradës “Zahir Pajaziti-Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu” me Serbinë, autostradës që sot filluam, atë të Gjilanit, me Kosovën Lindore dhe kështu me radhë deri në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë.
Sot, urime Anamoravë e Karadak!
Urime Kosovë!