Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti
06 qershor 2018
| 22:27
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti.
Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë “ Betchtel-Enka”.
“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.
Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.
“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t’i bëjë të gjitha pagesat me kohë”, ka deklaruar ai në “T7”.