Lekaj: BE po e humb durimin me Kurtin

22 nëntor 2024 | 08:18

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se reagimi i BE-së ndaj Kurtit për Asociacionin është një mesazh i qartë se Kosova nuk mund të shmangë përgjegjësitë që ka marrë në kuadër të dialogut.

Lekaj thotë se BE po e humb durimin me qasjen e Kurtit, sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjet e nënshkruara më parë.

“Reagimi i BE-së ndaj Kurtit për Asociacionin është një mesazh i qartë se Kosova nuk mund të shmangë përgjegjësitë që ka marrë në kuadër të dialogut. Bashkimi Evropian duket se po e humb durimin me qasjen e Kryeministrit Kurti, sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjet e nënshkruara më parë”, thotë ai.

Ndër të tjera, deputeti thekson se BE-ja dërgoi një mesazh paralajmërues se pa një angazhim të plotë në dialog, progresi politik dhe ekonomik i vendit mund të bllokohet.

Ai shton se kjo situatë po tregon edhe një herë dështimin e qeverisë aktuale për të krijuar një strategji të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për çështje kaq delikate.

“Në këtë kontekst, BE-ja po dërgon një mesazh paralajmërues jo vetëm për Qeverinë e Kosovës, por edhe për opinionin publik, se pa një angazhim të plotë në dialog, progresi politik dhe ekonomik i vendit mund të bllokohet. Kjo situatë tregon edhe një herë dështimin e qeverisë aktuale për të krijuar një strategji të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për çështje kaq delikate”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë.…