Lekaj beson në pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve: UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, duke komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, ka thënë se pret që katërshja e UÇK-së të shpallet e pafajshme.
“Presim drejtësi e liri për të gjykuarit, pasi po duket se kjo është duke munguar. Presim dhe do të ishte mirë që edhe ndërkombëtarët të jenë të involvular në gjykimin e drejtë”, ka thënë Lekaj Lekaj në një intervistë për “Epokën e re”.
Në këtë kontekst, Lekaj ka thënë se UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare. “UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare e Kosovës. Çfarëdo gjykimi nuk mund të njollosë vlerën dhe kontributin e pjesëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së. Gjykata ka devijuar pak mënyrën e funksionimit dhe idenë mbi atë se çfarë është krijuar. Më pengon tendenca që krerët e UÇK-së të përgënjeshtrohen dhe etiketohen me të pavërteta”, ka thënë Lekaj.
Intervista e plotë:
Opozita është konstruktive, qytetarët të zhgënjyer me qeverinë Kurti