Lekaj: Buxheti për infrastrukturë 312 milionë euro (Video)

08 janar 2019 | 14:23

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, buxhetin për vitin 2019 që do ta ketë Ministria e Infrastrukturës (MI), si dhe për projektet e reja të cilat do të jenë në infrastrukturën rrugore.

Lekaj në këtë intervistë po ashtu tregon se a i janë paguar 53 milionë euro kompanisë “Bechtel & Enka” dhe çfarë masash priten të merren për vonesat në kryerjen e punimeve në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/609518689487513/?t=1

“Kemi nisur mjaftë punë. Në vitin 2019 janë paraparë buxhet prej 312 milionë eurove, prej të cilave 117 milionë euro janë investime pa huazim, 70 milionë euro do të janë nga BERZH-i dhe 170 milionë euro do të janë për hekurudhat dhe me këtë përmbyllim kërkesën e qytetarëve. Krahasuar me vitin e kaluar kemi 10 milionë më pak për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve e pagave dhe mëditjeve, por projektet nuk do të ndikohen. Për tre vitet e ardhshme do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura”, u shpreh Lekaj.

Ai ka thënë se në vitin 2019 do të nisin projekte të reja. “Do të kemi mjaftë punë edhe këtë vit, duke hapur projekte të reja. Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të kënaqur për financimin e projekteve komunale. Këtë vit do përmbyllet Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, do të përfundoj projekti i rrugës Pejë-Zahaq”, ka deklaruar ai.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka treguar se këtë vit do të filloi ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.

“Në vjeshtën e hershme do të filloj Autostrada e Dukagjinit. Aktualisht janë duke u përpiluar projektet, jemi në konsultim me qytetarët dhe kryetarët e komunave që të mos kemi probleme. Jemi në rrugë të mbarë që brenda tre viteve i tërë territori i Kosovës do të përfundon qarkorja e autostradave”, ka shtuar Lekaj.

Ministri Pal Lekaj gjatë intervistës për “ Telegraf”in, ka treguar se çfarë do të ndodhë me vonesat për kryerjen e punimeve nga kompania “Bechtel & Enka” në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Nuk i kemi paguar ende 53.1 milionë eurot ndaj ‘Bechtel & Enka’s’, deri në muajin qershor 2019 duhet të paguhen. Ne po e respektojmë aneks kontratën dhe për këtë jemi duke e paguar këtë shtesë. Ekspertët tonën juridik janë duke e shikuar kontratën me ‘Bechtel & Enka’-n dhe pastaj do t’i marrin vendimet e duhura. Nëse ekspertët thonë se duhet të ndodhë kjo, unë do ta marr një vendim të tillë. Çfarë do që shkruan në kontratë, ashtu do të veproj”, u shpreh Lekaj.
Tutje ai ka deklaruar se është i kënaqur me punimet e deritanishme në Autostradën “Arbën Xhaferi”, të ciline ka vlerësuar projekt madhor me urën më të gjatë në rajon me 5.8 kilometra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi…