Lekaj: Çudi si Kurti mendon se do të ketë takime me personalitete të larta në ShBA

09 prill 2022 | 01:09

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për vizitën dyjavëshe të përmendur të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se është i habitur se si mendon Kurti që mund të ketë takim me ndonjë zyrtar të lartë të ShBA-së, kur kjo qeveri, sipas tij, ka ironizuar me marrëveshjen e Uashingtonit për çështjen e gazit.

“Nuk ndërhyj në ftesat e ShBA-së, por mund të them që Kurti me veprimet e tij ka qenë larg bashkëpunimit me ShBA-në. Për gazin, countur globalin, marrëveshja e Uashingtonit dhe ata nëse në një Shtëpi të Bardhë e firmos një dokument dhe nga qeveria Kurti ironizojnë, atëherë është çudi si mendon Kurti që do të ketë takime me personalitete të larta të ShBA-së.

Kur kryeministri i Kosovës thotë do të shkojë në ShBA dhe do të rrijë së paku dy javë, nuk kam dëgjuar dhe nuk ndodh me asnjë kryeministër të vendi tjetër, as në rajon as Evropë, mund të shkosh 10 ditë për pushime,  por dy javë me shku në ShBA dhe me thonë që po unë do të shkoj e do të rri dy javë, por me qëndru dy javë thu a je ka shkon për pushim, a për takime zyrtare, apo për afrim të bashkëpunimit që na duhet si buka dhe krypa”, tha Lekaj.

Lekaj shtoi se asnjë kryeministër nuk duhet të qëndrojë dy javë për vizitë në ShBA.

“Unë nuk mendoj që një kryeministër i një vendi, i çfarëdo vendi,i duhet dy javë të qëndrojë në një vend. Nëse ti ke takime zyrtare nuk mundesh me nejt dy javë nëse e takon presidentin e ShBA-së. Është diçka që këtu mshefet”, tha Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur të premten në…