Lekaj: Deklarata e Rekës ishte më e rëndë sesa e Veliut

19 mars 2020 | 14:33

Shkarkimi i ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliut është duke u vlerësuar si lojë e dyfishtë nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka thënë se deklarata e Veliut nuk është aq e rëndë sa e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.

“Kryeministri ka luajtur lojë të dyfishtë të standardeve sepse njërën anë vetëm për një deklarim të ish-ministri Agim Veliu e ka shkarkuar, ndërsa në anën tjetër që ka qenë dëm për Kosovën dhe që ne kemi luftuar historikisht që mos t’i japim korridore Serbisë dhe ajo deklaratë nuk merret parasysh që e ka deklaruar ministri Reka, që nuk kam dëgjuar ndonjë gafë më të madhe këto viteve të fundit, sesa një deklarim të tillë”.

“Prandaj, edhe këtu po shihet se nuk është ndonjë standard i qeverisë por që është një atak që partnerin e vet ta gjunjëzojë dhe të bëjë lojëra politike. Nuk kam menduar që në çfarë situate gjendet Kosova me pandeminë Covit-19, është dashtë të punojë kryeministri i Kosovës për harmonizim të qëndrimeve të spektrit politik, por edhe që primare të jetë qytetari e jo politika”, ka thënë Lekaj.

Ish-ministri i Infrastrukturës, ka kritikuar pasardhësin e tij, Lumir Abdixhiku, duke thënë se po i dëmton komunat ku udhëhiqen nga AAK-ja.

Lekaj ka thënë se kjo qeveri më shumë po shquhet për anulime të projekteve, që sipas tij, ngjasojnë në kohën e komunistit.

“Sa i përket politikave të kësaj qeverie, më tepër vetës i ka dhënë obligim që vetëm të merret me shkarkime, me anulime të projekteve e shumë gjëra që ngjasojnë me komunizëm. Ky ministër, u pa edhe dje, nuk ka votuar atë që ka ofruar partia e tij, mocionin e mosbesimit të LDK-së dhe është në një linjë me këtë qeveri që mund ta quaj më tepër ka shkatërruar projekte dhe atë që e kemi ndërtuar për 20 vite, këta për 45 ditë janë munduar ta shkatërrojnë”.

“I ka sakatosur projektet e komunave, e sidomos aty ku udhëheq AAK-ja, dhe mendoj që është e padrejtë, sepse mendoj se qeveria duhet të mendojë barabartë e jo t’i seleksionojë me parti”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka vlerësuar se Kosova duhet të shkojë…