Lekaj dhe policia takohen për segmentin rrugor Zahaq, hyrja e Pejës
18 korrik 2019
| 17:11
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja. Lekaj ka ftuar këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT-së, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq).
Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT-së dhe policisë, do të jenë në terr të premten.
Ministri Lekaj ka ritheksuar këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme.