Lekaj: Do ta shpëtojmë Telekomin
07 maj 2019
| 21:02
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është zotuar se do të gjendet një zgjidhje për shpëtimin e Telekomit.
Lekaj këto deklarata i ka bërë pas takimit me Komitetin Ndërministror për Ndërmarrje Publike.
“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor të shtetit, Telekomit.
Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.