Lekaj e Gjini biseduan për përfundimin e disa projekteve në Gjakovë

22 janar 2018 | 17:49

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Lekaj deklaroi se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore. “Kryetari Gjini, ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe të nevojshme infrastrukturore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas kësaj komunikate, ministri Lekaj dhe kryetari Gjini, kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.​

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë…