Lekaj: Eurowings do të shtrijë operimin e saj në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim të premten drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, nga i cili ka marrë lajmin se kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë.
Fillimisht duke filluar me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.
“Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillimet dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton. Në veçanti diskutuam për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore. Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit”, ka thënë Lekaj pas takimit.
/Epoka e re/