Lekaj: Fshatrat e Gjakovës po kompletohen me të gjithë infrastrukturën
03 nëntor 2018
| 15:22
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Gjakova, e fshatrat e saj, çdo ditë e më shumë po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujrave.
Sipas tij, investimi në fshatin Cermjan, në kanalizim, po ndodhë falë mbështetjes 100% nga Qeveria Haradinaj, mjetet janë alokuar për të përfunduar në tërësi projekti.
“Në ketë rast, deshirojë t’i shprehë mirënjohje, ministrit të Financave, Bedri Hamza. Hap pas hapi, bashkë për Gjakovën tonë”, ka thënë Lekaj.