Lekaj: Gjakova brenda tri viteve me të gjitha rrugët e asfaltuara
19 maj 2018
| 15:39
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Gjakova ka mbetur pa investime në infrastrukturë rrugore.
“Dinamika që sot është në këtë drejtim na jep besim që brenda 3 viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen”, ka thënë Lekaj.
Postimi i plotë i tij:
Gjakova ka mbetë që sa kohë pa investime në infrastrukturë rrugore.
Sot në Doblibare të Gjakovës, bashkë me përfaqsuesit e Komunës, inspektuam zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.
Nuk do të ketë ndërprerje dhe tejzgjatje të implementimit të projekteve, për këtë do të jemi garant ne.