Lekaj: Haradinaj do të rikthehet fuqishëm si kryeministër
21 korrik 2019
| 14:28
Ministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Ramush Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë nga Haga.
Njeriu i dytë i AAK-së ka thënë se pas kthimit, Haradinaj do ta rimarrë pushtetin.
Lekaj e ka quajtur fatkeqësi dorëheqjen e Ramush Haradinajt para përfundimit të mandatit të tij.
“Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë, për të rimarrë pushtetin”, ka thënë Lekaj për gazetën “Express”.
Lekaj ka thënë se Qeveria Haradinaj ka qenë më e mira që nga paslufta.
“Kryeministri Haradinaj tregoi edhe njëherë madhështinë e tij, ndonëse po përballet me padrejtësi për herë të tretë. Është fatkeqësi që qeverisja më e mirë që po përjeton Kosova, po ndërpritet në gjysmë.”, ka thënë Lekaj.