Lekaj i AAK-së: E papranueshme rritja e çmimit të bukës

26 prill 2025 | 14:00

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Përmes një postimi në Facebook, Lekaj thotë se qytetarë nga Gjakova, i shprehën atij shqetësimin e thellë sa i përket rritjes së çmimit të bukës. Lidhur me këtë, Lekaj thotë se kjo situatë është e papranueshme.

“Sot, gjatë një vizite në Gjakovë, një grup qytetarësh më shprehën shqetësimin e madh për shtrenjtimin e çmimit të bukës. Një produkt bazik, që duhet të jetë i përballueshëm për çdo familje, po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm. Në vend se të ndërmerren masa për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë të përditshme, shohim neglizhencë dhe mungesë të theksuar të kujdesit institucional. Kjo situatë është e papranueshme!”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në…