Lekaj i kundërpërgjigjet Kurtit, e ‘kërcënon’ se do të sjellë gaz lotsjellës në Kuvend

04 qershor 2021 | 11:47

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj, ka pasur reagime të ashpra ndaj qeverisë në interpelancën e sotme që po mbahet për faljen e gjobave të pandemisë.

Lekaj ka thënë se kryeministrit, kjo opozitë i duket shume e kulturuar, pasi veprimet e kryeministrit në opozitë kanë qenë vetëm me gaz dhe gjuajtje.

“Besoni që po ndihem shumë keq, thua se kjo botë ka lind me ju, thua se kjo botë nuk funksionon pa Lëvizjen Vetëvendosjen. Është për të ardhur keq. Ani kur e kom ni prej kryeministrit që thotë se ‘a doni me ju msu qysh bohet opozita’. Kjo opozitë i duket shumë e kulturuar sepse veprimet që i ka pas kryeministri kanë qenë vetëm me gaz e me gjuajtje. Nuk na ka mbetur tjetër veç m’i marr edhe bombolat e gazit edhe me i thanë që nëse mendon që kështu bëhet opozita, që po ia nisi”, ka thënë Lekaj.

Madje, Lekaj i është drejtuar qeverisë me fjalët “duhet të ju vjen turp”.

“Dikush e tha që s’po dua me ia përmend emrin, e keni thirrur interpelancën. Ne vendosim për vetveten, s’kemi dashur të bëjmë politikë me qytetarët, edhe këtu me ardhur me bë pallavra e me përmend vetëm fitoren e juve dhe arrogancën e numrave. Duhet me ju ardhur turp, duhet me ju ardhur turp”, ka deklaruar Lekaj.

Interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli 75-vjeçar i muzikës country Dolly Parton dha një intervistë…