Lekaj i quan ‘horra’ qeveritarët
14 tetor 2024
| 14:13
Në lidhje me krizën e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka shpërthyer në akuza ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i quajtur “horra” qeveritarët.
“Nuk ka ndjenjë më të keqe për neve që sot të debatojmë për ushqim e jo për gjëra esenciale si armatimi, teknologjia dhe siguria e vendit. Dhe ja këta horra që s’janë këtu ku na kanë pru”.
“Është vështirë t’i bindim qytetarët që sot po debatohet që është buka e gojës për ushtarët. Turpi më i madh për këtë qeveri e këta që s’janë këtu, që abstenojmë për çështje që janë këtu”, ka thënë Lekaj.