Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së, të domosdoshme
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka marrë pjesë në fillimin e rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës është duke u realizuar me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane.
Lekaj ka thënë se është i lumtur që falë mundësisë së dhënë po bën diç në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të cilit i ka takuar edhe vet.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, dhe drejtori i QKUK-së ,Basri Sejdiu, e kanë falënderuar Lekajn për këtë investim për QKUK-në.
Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 180 mijë euro, me gjatësi afro 2.4 kilometra dhe do të përfundojë brenda 15 ditësh.
/Epoka e re/