Lekaj, Kadaj-Bujupit: Dikur qaje për Ramushin
07 janar 2018
| 16:07
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka kërkuar nga Ramush Haradinaj që të jap dorëheqje për shkak të “refuzimit” të vizës nga ShBA-ja.
Lekaj i ka thënë Kadaj-Bujupit se sa ishte në AAK qaje për Ramushin. “Dikur qaje pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit. Sot po bënë thirrje të mos jetë aty. Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për ‘politikë me moral’, Donikë!?”, ka shkuar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.