
Lekaj kërkon nga qeveria ta heq akcizën për derivatet e naftës dhe TVSh-në për produktet bazë
13 qershor 2022
| 14:25
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta heqë akcizën për derivatet e naftës dhe uljen e TVSh-së për produktet bazë.
Lekaj ka thënë se kjo duhet të ndodh, para se të bëhet vonë për qytetarët e Kosovës.
“Kah po shkoni qeveri? Hiqeni akcizën e derivateve dhe TVSh-në për produktet bazë, para se të bëhet vonë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.