Lekaj kërkon nga qeveria ta shkarkojë urgjentisht kryeshefin ekzekutiv të ‘Trepçës’
31 tetor 2023
| 13:37
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i ka bërë thirrje urgjente qeverisë që të shkarkojë kryeshefin ekzekutiv të “Trepçës”.
Ai në takimin në mes të anëtarëve të Komisionit për Ekonomi dhe sindikalistëve të “Trepçës”, ka thënë se kërkesat e minatorëve janë legjitime dhe nëse diçka iu ndodhë atyre, atëherë përgjegjësia mbetet mbi qeverinë dhe zinxhirin drejtues që sipas tij e ka shkaktuar këtë situatë.
“Unë sot kërkojë nga kryeministri Kurti nga ministrja Artane Rizvanolli që të shkarkohet urgjentisht kryeshefi i ekzekutivit dhe të plotësohen kërkesat e juaja (minatorëve). Edhe një jetë e juaja larg asaj, me bërë me ndodhur dhe me vdekur dikush atje, kush ka me jap përgjegjësi?”, ka thënë Lekaj.