Lekaj, Konjufcës: Ti je kryetar i Kuvendit, por Ramushi është ‘arrë e fortë’

07 shtator 2021 | 11:57

Deklarata e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka punët shumë keq me korrupsionin, dhe sipas tij është e mundshme që i njëjti të përfundojë në prokurori, ka nxitur reagime të shumta.

Në mesin e personave që ka reaguar është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke i thënë Konjufcës së “Ramushi është arrë e fortë”.

“Glauk, tash je kryekuvendar, më i fuqishëm, por prapë Ramushi është arrë e fortë. Glauk mbramë je dukur në të njëjtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famkeqe. Edhe ata që 20 vite thërrasin, shpifin, trillojnë dhe kërcënojnë me burgos Ramushin dhe Kosovën me shpallë shtet të dështuar. Ramushi është asht i fort që nuk thyhet! Atë që Serbia nuk mundi ta bëjë me krimet e pretenduara gjatë luftës, tash ju po vazhdoni me pretendime te orkestruara. Për kënd dreqin po punoni. Nuk mund t’i mashtroni qytetarët me rrena për  ta zhvendosur vëmendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti, nga  vjedhjet, emërimet e familjareve nipave e tezeve dhe fatkeqësisht vdekjeve e më të dashurve tanë nga Covid 19 nga keqmenaxhimi e injoranca e juaj!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë në vet në “Facebook”.

Haradinaj i ka punët keq me korrupsionin, mund të përfundojë në prokurori

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në njëvjetorin e kalimit në amshim të shkrimtarit për fëmijë…