Lekaj kritikon Aliun: Rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka hedhur kritika në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për “gjendjen e rëndë në rrugët e Kosovës”.
Lekaj ka thënë se rrugët janë bërë rrugë të vdekjes.
“Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes dhe ta marrim rrugën për Gjilan. Nuk di se çka thotë ministri Liburn Aliu e zëvendësministri Durmishi dhe si mund të dalin e të krenohen me punën e tyre kur rrugët marrin jetëra. Nuk ka sinjalizim dhe është mjerim i Ministrisë përkatëse. Rruga Dollc-Gjakovë, që shtatë deputetë që vijnë nga Gjakova dhe është turp i kësaj ministrie se si i ka lënë qytetarët e Gjakovës në atë gjendje. Besoni se pas një muaji pasi e kanë bërë shtresën e parë, hajdeni dhe shkojmë ta këqyrim se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë. Besoni se më kish ardhur turp me qenë ministër e me ndenjur para deputetëve e me i lënë rrugët në atë gjendje”, ka thënë Lekaj. /EO