Lekaj, kundërshtarëve politikë: Mos u gëzoni para kohe, jam i bindur në pafajësinë time

31 janar 2024 | 13:37

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dënimit me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e “53- milionëshi”.

Lekaj ka thënë se vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i padrejtë dhe i pabazuar. Në këtë kontekst, Lekaj u ka sugjeruar kundërshtarëve politikë të tij të mos gëzohen para kohe, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet nul. Kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi!”, ka thënë Lekaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar të mërkurën…