Lekaj, Kurti: Aman mos shko rrugës së Rrahman Morinës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për Asociacionin për të cilën temë është duke raportuar kryeministri Albin Kurti.
Në fjalimin e tij, Lekaj ka theksuar se i vjen keq për pozitën “e mjerueshme” të Kurtit.
Më tutje, ai ka bërë një lutje ndaj Kurtit, duke i kërkuar që të mos përfundojë në pozicionin e Rrahman Morinës, ish-udhëheqës i Kosovës pas suprimimit të autonomisë më 1989, që gjerësisht njihet si figurë e kontestuar politike.
“Po më vjen keq kryeministër që po ju shoh në këtë gjendje. Po më vjen keq që po ju shoh në këtë gjendje të mjerueshme. Dhe lindë pyetja: aman mos shko rrugës së Rrahman Morinës. Ose je Albin Kurti patriot, ose je tradhtar si Rrahman Morina”, ka thënë Lekaj.