Lekaj, Kurtit: Përgatitu për zgjedhje sipas mandatit kushtetues
30 janar 2019
| 14:02
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha sot se duhet të largohet kjo qeveri dhe Ramush Haradinaj.
Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka thënë Kurtit që të përgatitet për zgjedhje por sipas mandatit kushtetues.
“Albin, shkolla e ‘Komrovcit’ (marksizëm e leninizëm) nuk mund ta rrëzojë kryeministrin në demokraci. Përgatitemi për zgjedhje sipas mandatit kushtetues”, ka shkruar Lekaj.
/Epoka e re/