Lekaj: Kush është për shtyrje të zgjedhjeve i frikësohet disfatës
07 shtator 2021
| 16:55
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, është shprehur kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se kush e përkrah idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit i frikësohet disfatës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një qëndrim shumë të saktë mbi këtë çështje të shprehur me letër përgjigjen e kryetarit z. Haradinaj dërguar z. Abdixhiku. Jemi për çdo variant që zvogëlon fushatën dhe i ndalon tubimet me qytetarë por në asnjë formë shtyrjen e zgjedhjeve dhe dëmtimin e demokracisë. Kush ka këto pretendime ka përllogaritur mundësitë e disfatës në zgjedhje dhe ka për qëllim blerjen e kohës për të tentuar devijimin e rezultatit zgjedhor”, ka thënë Lekaj.