Lekaj lë letra në ulëset e deputetëve të LV-së: Paga të majme, ama në punë nuk vijnë
03 nëntor 2023
| 11:23
Për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka vendosur disa letra, në të cilat ka shënuar pagat të secilit prej këtyre deputeteve që marrin nga Kuvendi.
“Paga të majme ama në punë nuk vijnë. Ditën e nisa me një aksion simbolik në Komisionin Hetimor për rezervat shtetërore, ku për të 6-tën herë deputetët e Vetëvendosjes që paguhen nga taksat e qytetarëve nuk vijnë në konstituimin e tij!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.