
Lekaj: Mashalla, qeveria Kurti për dy vjet pagoi 113 milionë euro rrymë për serbët në veri
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pasi që sipas raportit të KOSST, Qeveria e Kosovës për vitin 2021/22 ka shpenzuar 113 milionë euro për rrymën në veri.
Lekaj ka thënë se në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, patën nda 1 milionë euro për pagesa të rrymës në veri, dhe pushteti i tanishëm, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka lënë fyerje e etiketime poshtëruese pa iu bërë.
“Mashalla, 113 milionë euro rrymë ju paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22. E dëshmuan në raportim KOSST! Më kujtohet kur ishte kryeministër z. Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe lëvizja vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruese pa na bërë! Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.
lisht!