Lekaj: Mbështetja për gratë e Krushës të jetë prioritet i të gjitha institucioneve
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar gratë e Krushës, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.
Lekaj ka thënë, përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, se mbështetja për gratë e Krushës duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës.
“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin në ambientet e Komunës, takuam një delegacion nga Gjeneva e Zvicrës në përbërje nga Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri, ish president, tani këshilltar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë në vizitë investive në këtë komunë, respektivisht në Krushe, ku e kanë vizituar për së afërmi Kooperativën Bujqësore “Krusha” të cilën e kanë mbështetur që të zhvillohet”, ka thënë Lekaj.
“Angazhimi i të gjithë neve është që të zhvillohen këto ndërmarrje çfarë është ndërtuar edhe në vendin historik, Krushe. Mbështetja për kategoritë e veçanta siç janë “Gratë e Krushes” duhet të jetë prioritet i të gjitha insitucioneve dhe bashkëpunimeve sikur ky që e ka mundësuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi”, ka shkruar Lekaj.