Lekaj: Me Ligjin e Pagave jetësohet parimi “paga e njëjtë për punë të njëjtë”
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Paga në Kuvend të Kosovës.
Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se me Ligjin e Pagave jetësohet parimi “paga e njëjtë për punë të njëjtë”.
Postimi i plotë i Lekajt:
Me ligjin e pagave që u votua, po jetësohet parimi, “paga e njëjtë për punë të njëjtë”.
Nga një sistem i pagave në sektorin publik që ishte i fragmentuar dhe i paefektshëm, i cili nuk siguronte pagë të barabartë për punë të barabartë, tani pagat do të bazohen në parimin “Paga e njëjtë për punë të njëjtë“, nga një mesatare e pagës që ishte rreth 370€, tani e tutje do të jetë rreth 550€, me mundësinë e ngritjes në përspektivë.
Të gjitha kategoritë që paguhën nga buxheti i shtetit, duke filluar nga mësimdhënësit, mjekët, gjyqtarë, prokurorë, policë, gardianë, doganierë dhe të tjerat më radhë, tani e tutje do të kenë pagë të dinjitetshme që shkon nga 800 € – 1900 € dhe do të kenë koeficientë stabil.
Kështu, gradualisht, qeveria e kryeministrit Haradinaj, po përmbyllë ndërtimin e një sistemi adminitsrativ të shpërblyer, sipas angazhimit të tyre, e cila do të prodhojë dhe implementojë ide që zhvillojnë ekonomikisht, dhe e bëjnë shtet të së drejtës, vendin tonë.
Për #Kosovën që duam të gjithë!
Urime…!