Lekaj në gjykatë për 53-milionëshin: Rrezikohej projekti

05 dhjetor 2023 | 12:21

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se projekti i autostradës “Arbën Xhaferi” ishte në rrezik të ndërpritet pasi ministria e kaluar, nuk i ka bërë pagesat me rregull.

Këtë deklarim, Lekaj e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Musa Damati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në rastin e njohur si “53-milionëshi”, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i përgjithshëm në këtë ministri, si dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit.

Në këtë seancë, Lekaj e ka sqaruar kronologjinë e pagesës së bërë prej 53 milionë eurove.

“Me përgjegjësi të plotë morale, para qytetarëve e them që sot po ky Pal, bashkë me të akuzuarit për mosveprim ishim para jush dhe me dëme tepër tepër më të mëdha sepse nëse dikush vetëm e ka lexuar historiatin e kompanisë ‘Bechtel & Enka’, e shihni qartë se çfarë kompanie serioze është”, ka thënë Lekaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e tretë të shkuarjes në amshim të dr.…