Lekaj: Nuk kemi pritur se do të ketë parti-shtet

04 gusht 2021 | 22:35

Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj që është pjesë e këtij komisioni, thotë se nuk ka pritur se me ketë qeveri do të ketë parti-shtet.

“Nuk kemi pritur se do të ketë parti-shtet. Kam pritur që do të kemi institucione të pavarura. Nga tre prej të propozuarve për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dy prej tyre kanë qenë kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes dhe njëri nga ta është djali i shefit të Kabinetit të ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Lekaj në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 26 vjet nga operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave…