![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/lekaj.jpg)
Lekaj paditë për shpifje zëvendësministrin Durmishi
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka dorëzuar sot padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të MMPHI-së, Hysen Durmishi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Durmishi në një emision televiziv e ka quajtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij “grup kriminal”.
Postimi i plotë i Lekajt:
Sot e dorëzova padinë kundër fyerjeve dhe shpifjeve të zëvendës ministrit të MMPHI, H.Durmishit, i cili në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një “grup kriminal”.
Janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi.
Bile me këto janë krekosur para popullit edhe si guximtar, duke u fshehur prapa imunitetit që ofron ligji kundër fyerjes dhe shpifjes për gjithë ato që fliten në Kuvend dhe në komisione parlamentare nga kushdoqoftë.
Duke e parë se mosreagimi im po e nxitë edhe më shumë shpifjen dhe fyerjen kundër meje, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. Aty duhet të tregojnë fakte për vërtetësinë e deklaratave të tyre.
Tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi.
Zgjedhja është e tyre!