Lekaj paralajmëron padi ndaj LV-së

24 janar 2023 | 22:02

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër partisë në qeverisje, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.

I pyetur nëse Lekaj do të bëjë një kallëzim penal ndaj LVV-së për videon e publikuar ku qartazi shihet figura e tij, ai ka thënë “po”.

“Besoni që po, sepse  të merret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronësime që nuk  janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video. Le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë punuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.

Ai ka thënë se një gjë e tillë po  bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga mos puna e Qeverisë Kurti.

“Këta kanë bërë një urë 15 metra dhe një rrugë në veri 7 kilometra. Ky është rezultati i kësaj qeverie në infrastrukturë. Këta tash po dalin e po bëjnë filma”, ka deklaruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në lidhje…